Duke nisur nga dita e hëne ne orën 6 te mëngjesit, segmenti rrugor nga Maminasi ne Sukth, ne autostradën tiranë-Durrës do te jete i bllokuar për 4 dite. Autoriteti rrugor shqiptar thotë se do te nise ndërhyrja per te rehabilituar ketë segment, punimet ne te cilin do te zgjasin deri ditën e enjte.

 

Policia rrugore ka marre masat dhe ka vendosur sinjalistike te përkohshme me qellim orientimin e trafikut, ndaj policia kërkon mirëkuptimin e qytetareve për ta respektuar.

 

Kjo do te thotë qe trafiku ne drejtim te Durrësit do te devijohet ne kryqëzimin e Maminasit ne drejtim te rrugës dytësore. Makinat qe udhëtojnë nga Tirana do te futen ne nënkalimin e Maminasit ne Lalz dhe do te ndjekin rrugën dytësore deri sa te lidhen me autostradën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *