Bllokohet hyrja në Kakavijë. Shkak u bë një problem në sistemin PLF, aplikacion që duhet të plotësohet me detyrim nga shtetasit e huaj që duan të futen në Greqi.

Pengesë për hyrjen ka vetëm për Shqipërinë, pasi sistemi funksionon normalisht me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë. Nga ana tjetër, në Kapshticë vijon normalisht puna.

Puna po vazhdon me tre sportele në dalje dhe dy sportele në hyrje për të përballuar fluksin e lëvizjeve në të dy anët e kufirit.

Lëvizjet vijojnë të realizohen sipas marrëveshjes mes dy shteteve, çka do të thotë se vazhdojnë të kalojnë përmes kësaj pike kufitare shtetasit shqiptarë për punë sezonale, shtetasit e pajisur me karta pune një vjeçare si dhe shtetasit shqiptarë që kanë pasaporta dhe katra të vendit fqinj.

Burime zyrtare pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet kësaj pike kalimi kufitar më shumë se 1600 shtetas shqiptarë e të huaj. Numër ky që ka ardhur në rritje gjatë ditëve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *