E shtunë, 21 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bllokohet gjysëm ton mish i pasigurtë, përdorej në Fast Food në plazhe

Policia e Lezhës ka sekuestruar 528 kg produkte mishi, të prodhuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.

 

Gjithashtu në bashkëpunim me AKU Tiranë, u bllokua punishtja ku prodhohej ky mish.

 

Reklamë

Në sajë të operacionit të koduar “Rotten meat”, u arrestua në flagrancë shtetasi Arsim Çurdina, 55 vjeç, banues  Kosovë.  55-vjeçari është kapur duke tregtuar në disa lokale një sasi prej 528 kg produkte mishi, të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në një ambient në Tiranë.

 

Ai tregtonte në Shëngjin, në mënyrë të kundraligjshme jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, produkt të cilin, ia shiste restoranteve dhe ” Fast Food-ve”  në Shëngjin, si dhe pa faturë tatimore, duke fshehur të ardhurat.

 

Ndërkohë policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, për të gjithë subjektet tregtarë dhe personat e përfshirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë