Subscribe

710 kg kanabis sativa u sekuestruan këtë të premte në Dukat të Vlorës, ndërsa u arrestua një nga poseduesit e drogës.

 

Operacioni i koduar “Weekend” çoi në pranga 71- vjeçarin Selman Hamitaj, ndërsa në kërkim është shpallur edhe një 44-vjeçar.

 

Ky është furgoni me të cilin trafikantët ishin përgatitur të transportonin sasinë e lëndës narkotike. Ajo ishte e ndarë ne  27 pako si dhe në 8 çanta sportive. Bllokimi i furgonit u bë në banesën e Selman Hamitaj, pas një telefonate në sallën operative të policisë.

 

Ndërkohë në Mirditë, policia asgjësoi 843 bimë kanabis. 2 persona u arrestuan e 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Gjithashtu është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Kushnen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *