E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:40 Në vijim ora 02:40: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bllokohen pronat e Habilajve, prokuroria sekuestron apartamente, troje e makina

Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestron pasurite e grupit te habilajeve. organi qendror i akuzes njofton se gjykata ka pranuar kërkesën e krimeve të rënda dhe ka vendosur nën sekuestro dhjetra prona me vlerë miliona euro.

 

Pasuritë konsistojnë në apartamente troje dhe makina. Ato i përkasin Moisi Habilajt, Nazer Seitajt, dhe Florian Habilajt të cilët akuzohen si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Si pjesë e të njëjtës dosje po hetohet edhe ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri.

 

Reklamë

Më poshtë lista e pasurive që iu janë sekuestruar vëllezërve Habilaj:

 

  1. Pasuria ndërtesë me sipërfaqe 156m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes nr.2688 Rep dhe 1787/2 Kol. datë 12.09.2014, me vlerë 40.000 euro.
  2. Pasuria garazh me sipërfaqe totale 514m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes nr.2689 Rep dhe 1788/2 Kol. datë 12.09.2014, me vlerë 60.000 euro
  3. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 77.7m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, me kontratën e shitjes nr.3533 Rep dhe nr.2290/1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë 3.000.000 (tre milion) lekë.
  4. Pasuria apartament me sipërfaqe totale 40.95m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Ciko Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes nr.3534 Rep dhe Nr.2291/1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë 2.080.000 (dy milion e tetëdhjetë mijë) lekë.
  5. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 40.95m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Ciko Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.3534 Rep dhe nr.2291/1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë 2.500.000 (dy milion e pesëqind mijë) lekë.
  6. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 102m²,   e cila figuron në pronësi të shtetasit Moisi Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.2696 Rep dhe Nr.1344/1 Kol. datë 04.07.2011, me vlerë 4.000.000 (katër milion) lekë.
  7. Pasuria apartament me sipërfaqe totale 285m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë blerë me kontratën e shitjes Nr.2698 Rep dhe Nr.1345/1 Kol. datë 04.07.2011, me vlerë 20.000.000 (njëzet milion) lekë.
  8. Pasurinë truall me sipërfaqe totale 580m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë blerë me kontratën e shitjes nr.727 Rep dhe Nr.305 Kol. datë 27.04.2016, me vlerë 205.000 euro.
  9. Pasurinë ndërtesë me sipërfaqe totale 67m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë blerë me kontratën e shitjes nr.726 Rep dhe nr.304 Kol. datë 27.04.2016, me vlerë 45.000 euro.
  10. Pasurinë njësi me sipërfaqe totale 136 m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Florian Habilaj; i cili e ka blerë me kontratën e shitjes nr.390 Rep dhe 167 Kol. datë 08.03.2017, me vlerë 170.000 euro.
  11. Pasuria njësi me sipërfaqe totale 157m², e cila figuron në pronësi të shoqërisë “TURI&MZB” sh.a.;
  12. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 71.5 m², e cila figuron në pronësi të shtetases Zenepe Habilaj, e cila e ka blerë me kontratën e shitjes nr.646 Rep dhe 539 Kol. datë 22.04.2009, me vlerë 3.150.000(tre million e njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.
  13. Një apartament me sipërfaqe 69m², ndodhur në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë, me vlerën 25.000 euro. Nga dokumentacion i administruar rezulton se shtetasja Klementina Habilaj (bashkëshortja e shtetasit Artan Habilaj),me kontratë paraprake shitje nr.742 Rep dhe nr.484 Kol. datë 04.04.2016, ka blerë nga shoqëria “AFA Konstruksion” sh.p.k.
  14. Pasuria 19/140+2-7, Z.K.8604, vol.37 fq.40, e llojit apartament, me sipërfaqe 104.5m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Fatmir Minaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes nr.883 Rep dhe 456/1 Kol. datë 30.07.2013, me vlerë 5.400.000(pesë million e katërqind mijë) lekë.
  15. mjeti me targë -AA900NF, e markës Audi, modeli A8, e vitit të prodhimit 2008;
  16. Pasuri e paluajteshme ne emer te Artan Ciko Habilaj per te cilen ka aplikuar për legalizimin e një objekti sipas kërkesës me nr.977 datë 03.10.2014, me nr.1216 prot. datë 08.02.2017, me nr.2030 prot. datë 09.08.2017.
  17. Pasuri i e paluajteshme ne emer te shtetasit Moisi Ciko Habilaj i cili ka aplikuar për legalizimin e një objekti sipas kërkesës nr.305 datë 19.06.2013 me vendodhje pylli i Sodës, Vlorë, ndërtesë 1 kat me sipërfaqe trualli 300m², kërkesës nr.4798 prot. datë 22.01.2015 dhe nr.2029 prot. datë 09.08.217.
  18. Pasuri e paluajteshme ne emer te shtetasit Florian Ciko Habilaj, ka aplikuar për legalizimin e një objekti sipas kërkesës nr.2002 prot. datë 07.08.2017, me nr.2031 prot. datë 09.08.2017, me nr.2032 prot. datë 09.08.2017 dhe nr.2003 prot. datë 09.08.2017.
  19. Për pasuritë e luajtshme dhe konkretisht mjeteve me targa
  20. Automjetin me targë -AA900NF, e markës Audi, modeli A8, e vitit të prodhimit 2008;
  21. Automjetit me targe AA221GJ.
  22. Automjetin me targe AA265HF.
  23. Automjetin me targe AA933JE.
  24. Automjetin me targe AA997JT.
  25. Pezullimin e pasojave te vendimit 379 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore deri ne dhenien e nje vendimi gjyqesore penal per pasurite e meposhtme :
  26. Pasuria njësi me sipërfaqe totale 157 m², e ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cila figuron në pronësi të shoqërisë “TURI&MZB” sh.a.;

 

27-Pasuria njësi me sipërfaqe totale 136m², e ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cila figuron në pronësi të shtetasit Florian Habilaj ;

  1. Pasuria apartament me sipërfaqe totale 77.7m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj;
  2. Pasuria me sipërfaqe 69m², apartament banimi në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë, ndërtuar nga shoqëria “AFA Konstruksion” sh.p.k. kontraktuar nga shtetasja Klementina Habilaj në datë 04.04.2016.
  3. Pasuria sipërfaqe 104.5m², e ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit Fatmir Minaj;
  4. Pasuria ndërtesë me sipërfaqe 156m², e ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj;

 

Pasurite e sekesutruara kane nje vlere te konsiderueshme (disa miliona Euro).

Hetimet lidhur me procedimin penal nr.134 te vitit 2016 vazhdojne.

Vazhdo të lexosh

Reklamë