Dhjetëra familje të lagjes Belebe në periferi te qytetit të Elbasanit janë ngritur në protest mëngjesin e sotëm.

Banorët janë irrituar pas bllokimit të hyrjes së rrugës në Unazën Jugore në drejtim të zonës ku ata jetojnë prej 30 vitesh. Sipas tyre situata e krijuar është e paprecedentë dhe askush nga autoritetet nuk kishte paralajmëruar bllokimin e hyrjes së rrugës kryesore që e lidh lagjen e tyre me rrugën kombëtare dhe qendrën e qytetit.

Banorët protestues kanë shkatërruar barrierat e vendosura në hyrje të rrugës që të çon në lagjen Belebe dhe kanë kërkuar zgjidhje urgjente të situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *