Subscribe

Këshilli i cështjeve të përgjithshme në Bashkimin Europian është mbledhur në Luksemburg me një axhendë të fokusuar edhe në perspektivën e zgjerimit të unionit.

Sekretarja portugeze e shtetit për ccështjet europiane, Ana Zakarias deklaroi se sot vendoset fati i negociatave për Tiranën dhe Shkupin ndërsa do të mbahen edhe konferencat ndërqeveritare të radhës, me Serbinë dhe Malin e Zi.

 

ANA PAULA ZACARIAS

MINISTRJA E ÇESHTJEVE EUROPIANE, PORTUGALI

 

“Kjo është mbledhja e fundit e këshillit nën presidencën portugeze dhe një temë tepër e rëndësishme mbetet zgjerimi. Vlen të theksojmë se marrëveshja me IPA, është një mjet i rëndësishëm për të ndihmuar vendet kandidate. Pastaj ne do të diskutojmë se ku jemi me procesin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe gjithashtu do të bëjmë një vlerësim të situatës për Serbinë dhe Malin e Zi, ku do të mbahen edhe dy konferencat ndërqeveritare.”

 

Liderët e Bashkimit Europian e shohin progresin për Tiranën dhe Shkupin në kuadrin negociues, si një test për besueshmërinë e unionit në rajon. Por vetoja Bullgare për Shkupin duket se do të mbajë peng procesin edhe për Shqipërinë.

Shefi i politikës së jashtme të unionit ka deklaruar prerë se vendet nuk do të ndahen por do të zgjidhen së pari, mosmarrëveshjet me Sofjen. Deri më tani bisedimet me qeverinë teknike në Bullgari kanë përfunduar pa rezultat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *