Sekretari amerikan i shtetit antony blinken është takuar me shefin e diplomacise kineze Uang Ji ne Berlin. Zyrtari i lartë amerikan ka deklaruar se Pekini nuk ka kërkuar falje për balonën mbi qiellin amerikan,e  cila mendohet se ka pasur për qëllim spiunazhin.

 

ANTONY BLINKEN

“Nuk kishte asnjë kërkesë për falje. Ajo që mund t’ju them është se pata mundësinë ti them shumë qartë se Kina dërgoi një balonë vëzhgimi mbi territorin tonë, duke shkelur sovranitetin tonë, duke shkelur ligjin ndërkombëtar. Dhe i thashë thjesht se kjo ishte e papranueshme dhe nuk mund të ndodhë më kurrë”

 

Sekretari amerikan i shtetit paralajmeroi Pekinin në lidhje me mbështetjen që po i ofron Rusisë në luftën kundër ukrainës.

 

ANTONY BLINKEN

“Ne jemi shumë të shqetësuar që Kina po shqyrton ofrimin e mbështetjes e armëve vdekjeprurëse  Rusisë në agresionin e saj kundër Ukrainës. Unë i bëra të qartë se kjo do të kishte pasoja serioze në marrëdhëniet tona. Edhe presidenti biden ja ka bërë të qartë Presidetnit Xi.”

 

Por ministria e jashtme e Kinës eshte pergjigjur duke i kujtuar Uashingtonit se do te mbaje pasojat .

 

“Nëse SHBA insiston të përfitojë nga çështja, të përshkallëzojë zhurmën dhe të zgjerojë situatën, Kina do të ndjekë deri në fund dhe SHBA do të mbajë të gjitha pasojat”.

 

Sekretari amerikan I shtetit Blinken do te vizitonte Pekinin por vizita e tij u anulua pas rreziumit te balones kineze ne territorin e shteteve te bashkuara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *