Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në fjalën e tij nga Jordania, ku ka zhvilluar bisedime me Mbretin Abdullah lidhur me situatën në Siri, tha se sirianët duhet të kenë mundësinë të ndjekin rrugën e tyre.
Blinken u shpreh se po zhvillojnë diskutime të detajuara, teksa shton se ekziston një dëshirë e fortë për të mbështetur një “qasje të bashkuar” për Sirinë.
“Po zhvillojmë diskutime të detajuara se si do të duket kjo dhe pres që të shihni shtete që bashkohen për të mbështetur këtë qasje”, tha ai, shkruan Sky News.





