E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Blinken niset nesër për në Izrael, pritet të takohet me Netanyahun

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të udhëtojë nesër në Izrael për të vazhduar përpjekjet diplomatike që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Blinken do të largohet nesër dhe do të kërkojë të arrijë një marrëveshje bazuar në propozimin e paraqitur nga SHBA më herët sot në bisedimet e paqes në Doha.

Diplomati amerikan pritet të takohet të hënën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, sipas një zyrtari izraelit. I njëjti burim tha se delegacioni izraelit në Doha do të kthehet në Izrael sonte.

Ndërkohë, ka përfunduar dita e dytë e bisedimeve të armëpushimit të Gazës në Doha të Katarit, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, sipas Times of Israel. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë