E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Blindohet ylli i Real Madrid 5 vite kontratë dhe 700 milionë euro klauzola

Isco tashmë ka nënshkruar kontratën e tij të re me Real Madridin, marrin vesh burime të sigurta të gazetës ‘AS’.

 

Spanjolli ka rinovuar për katër sezone, me mundësi edhe për të pestën, me një pagë prej 6 milionë euro në vit.

 

Reklamë

Në të njejtën dokument ka nënshkruar një klauzolë astrononike: 700 milionë euro. Politika e Real Madridit është të mbrojë yjet e tyre me klauzola bindëse për të shmangur atë që ka ndodhur me Barçën dhe rastin Neymar.

“Nuk ka asnjë lojtar të ekipit të parë të Madridit me më pak se 500 milionë klauzolë, dhe në Castilla ka tashmë lojtarë me klauzola të përfundimit që arrijnë në 300 milionë”, ka thënë i njejti burim i besueshëm, për gazetën ‘AS’ .

 

Isco nënshkroi kontratën e tij të re, e cila tashmë është depozituar në Federatën dhe LaLigan, me Real Madridin pak para se të shkojnë në turne me ekipin në Shtetet e Bashkuara më 10 korrik.

 

Por, pastaj u ra dakord midis palëve, klubit dhe lojtarit, që të mos e bëjnë publike marrëveshjen deri në fundin e  muajit gusht. Javën e ardhshme, në mes të Supercopa dhe Ligës, është momenti i duhur për të bërë të njohur të gjithë madrilenët për këtë lajm të madh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë