E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Blindohet Shkodra, Shqipëri-Itali nën masa të rrepta sigurie

Pak orë para ndeshjes Shqipëri-Itali, e vlefshme për kampionatin botëror 2018, policia e Shkodrës ka publikuar masat që do të merren.

 

Policia kërkon mirëkuptim nga sportdashësve që të pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi. Njëkohësisht i është kërkuar të mos marrin me vete sende të forta dhe metalike, bori, shishe, fishekzjarre, monedha.

 

Ndërkohë të gjithë bizneset përreth stadiumit duhet ta mbyllin aktivitetin e tyre në orën 14:00.  Masat e marra janë ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të.

Vazhdo të lexosh

Reklamë