E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Blindohet sërish në Shijak, “Vol-vo 4” kontrolle në banesa e biznese

RENEA dhe FNSH vijojn operacionin e “Vol-vo 4” në Shijak, për ekzekutimin e urdhër-arresteve të mbetura .

 

Ata po kryejnë një tjetër kontroll në banesa dhe lokale për ekzekutimin e urdhër-arresteve të Gjykatës së Durrësit, për persona të skeduar në narko-trafik.

 

Reklamë

Sipas informacioneve kontrollet e policisë u zhvilluan edhe në shtëpitë e të proceduarve . Dje në pranga ra Flamur Avdyli, i njohur si “bosi i Shijakut”. Avdyli u arrestua nga forcat RENEA bashkë me dy persona të tjerë, njëri me inicialet H.H, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 

Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë.

 

Më herët në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë