Blindohet Franca, vendi mban zgjedhje mes frikës e terrorit

Të paktën 50 mijë policë dhe 7 mijë ushtarë janë në gjendje gatishmërie në të gjithë Francën ndërsa vendi po mban zgjedhjet presidenciale.
Procesi mbahet në një kohë kur tre ditë më parë, kryeqyteti i Francës, Parisi, ishte sërish shënjestër e sulmeve terroriste.
Janë të paktën 11 kandidatë të cilët po marrin pjesë në këtë garë, por vetëm dy prej tyre, ata më të votuarit do vijojë për raundin tjetër.
Mes pretendentëve janë konservatori Francoi Fillon, Liderija e esktremit të djathtë, Marine Le Pen, Liberali Emanuel Macron dhe kreu i ekstremit të majtë, Hean Luc Melenchon.
Kutitë e votimit janë hapur në orën tetë me atë lokale dhe do të mbllen në orën 20:00, që pritet të pasohet nga exit poll-et e para.




