E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 30 minuta më parë
Vendi

Bleu në market me kartëmonedhë 100-euroshe false, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili akuzohet se belu në një market me kartëmonedhë 100-euroshe false.

Në momentin e ndalimit iu gjet edhe një kartëmonedhë tjetër 100-euroshe, gjithashtu e falsifikuar.

Në pranga ra shtetasi  S. A., 36 vjeç.

Nga verifikimet dyshohet se ky shtetas kishte përdorur kartëmonedha 100 euroshe false për blerje në markete dhe dyqane.

Reklamë

Nga hetimet rezultoi se pak minuta para arrestimit, ai kishte blerë produkte në një market në lagjen nr. 12, me një kartëmonedhë tjetër 100 euroshe të dyshuar të falsifikuar.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë