Në një postim të ditës së djeshme në instagram, artistja është shprehur e shqetësuar në lidhje me disa komente, të cilat nuk i kanë pëlqyer aspak. Komentuesve, që kanë lënë shije jo të mirë tek Bleona, ajo ju është drejtuar kështu: “O mjerane PA TE DREJTE VOTE, qe pini kafe ne lokale me free wifi, e beni komente lart e poshte neper facebook: Kur do ta kuptoni QE NUK ME JENI DASHUR, NUK ME DUHENI, DHE NUK DO ME DUHENI ASNJEHERE ????? Mos me beni t’ja u mbyll dhe kete cope facebook page qe shikoni cdo dite, dhe paragjykoni e villni vrer, qe te justifikoni miserablitetin dhe realitetin e jetes TUAJ TE ZYMTE!!!! KJO NUK ESHTE FAQE PER DESHTAKE, POR PER TE GJITHE ATA QE KANE KURRAJO TE NDJEKIN ENDERRAT E TYRE!!!!! I stopped explaining myself when I realized that people only understand from their level of perception.
I have not gone through what I have gone through, worked twice as hard for half as much, to end up living a mediocre life !!! Mediocrity is not an option for me !!!
Ndërsa vetëm pak minuta më parë ajo ka bërë një tjetër postim ku tregon se faqen e saj të facebook do ta mbyllë përfundimisht. Ja se cila është arsyeja: “Të dashur Bleonaires. Për të gjithë ju që më keni ndjekur në faqen time ne Facebook gjithë këto vite ju falenderoj nga zemra për suportin! Prej këtij momenti: Për të gjithë ju që nuk duroni dot më hipokrizine, injorancën dhe vulgaritetin !!! Për të gjithë ju që jeni fansa të vërtetë dhe e ndjeni që NUK jeni pjesë e shtresës demagoge dhe propogandës cinike !!! Për të gjithë ju që doni të dëgjoni lajme nga unë dhe nga karriera ime !!! Për të gjithë ju që jeni duke ndjekur ëndrrat tuaja dhe unë jam inspirim për ju !!! Më ndiqni në account-in tim official në tëitter @iambleona dhe ne kete profil ne instagram. Facebooku im do të deaktivizohet sot në orën 10:00 për t’i dhënë fund mediokritetit të account-eve anonime dhe fallco!#byefelicia.”