E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Blendi Klosi prezanton projektligjin për koston e mbetjeve

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, ne një takim me kryetaret e bashkive ka prezantuar projektligjin e ri qe parashikon qe qytetarët do të paguajnë për mbetjet urbane mbi një sistem të unifikuar dhe transparent.

 

Është e papranueshme që në vitin 2018 të kemi një sistem të çorganizuar të trajtimit të kostove dhe tarifave të trajtimit të mbetjeve urbane. Është e papranueshme që qytete të mëdha që nuk e bëjnë dot nga një kompani trajtimin e mbetjeve, që e bëjnë nga dy, që e bëjnë nga tre, që e bëjnë nga pesë, çdonjëra ka një mënyrë tjetër tarifimi dhe kostoje. Ndryshe është kosto në Tiranë, ndryshe në bashkinë e Durrësit, ndryshe nga Fieri, ndryshe nga Ura Vajgurore, ndryshe nga Berati

 

Reklamë

Gjatë diskutimit me kryetarët e bashkive, ministri Klosi theksoi se duhet punuar për një menaxhim më të mirë të vendgrumbullimeve të vogla, që nga fshati deri në qytetet e mëdha, me qëllim ndarjen në burim të mbetjeve.

 

Një sistem më i thjeshtë, do të ishte më efikas dhe do të zgjidhte problematikën e mbetjeve, në pritje të realizimit të zgjidhjeve afatgjata siç janë landfillet apo inceneratorët.

Më shumë video

Reklamë