E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Bledi Çuçi këmbëngulte që…”/ Rama zbulon çfarë ndodhi në mbledhjen e Kryesisë

Kryeministri Edi Rama zbuloi një diskutim me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi kur në Kryesinë e PS diskutohej për listat përfundimtare të kandidatëve.

 

Gjatë një takimi online me skuadrën socialiste, kreu i qeverisë tha se Bledi Çuçi i ka kërkuar vetë që emri i tij të jetë në zonën e rrezikut.

 

Reklamë

“Bledi Çuçi, kapiteni i skuadrës tonë në Gjirokastër na ka mbajtur më shumë se 20 minuta në Kryesi duke këmbëngulur që të mos qëndronte tek objektivi bazë. E solla si një shembull të prekshëm të pasionit dhe të përkatësisë ndaj skuadrës. Si shembullin e dikujt që është në krye të një skuadre si ajo e Gjirokastrës dhe që mund të quhet që kërkoi të rrezikojë deri në fund duke kërkuar të vendoset i treti.”

 

Edi Rama falënderoi edhe Fatmir Xhafajn dhe Mimi Kodhelin që, po ashtu, kanë marrë përsipër një sfidë të tillë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë