E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Biznesmeni porositës i kokainës në Durrës i hetuar për 500 kg hashash edhe në 2013

Në një kohë që policia e shtetit dha informacione konkrete në lidhje me operacionin “Kuito” ku u sekuestruan 137 kg kokainë, zbulohet edhe emri I personit të trete të shpallur në kërkim.

Bëhet fjale për shtetasin Gentian Malindi, biznesmeni që ishte porositësi I 4 konteniereve me ushqime nga Ekuadori.

Reklamë

Brenda këtyre 4 konteniereve që lëvizën nga Ekuadori , pastaj transit në Pire të Greqisë dhe më tej në Durrës, u zbuluan edhe 137 kokainë.

Policia tha se ka arrestuar oficerin e sigurisë në port Ardian Bega si dhe shtetasin Altin Myslihaka të cilët tërhoqen drogën nga kontenieret në port , ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi Gentian Malindi që mendohet se është edhe porositësi i porosisë.

Reklamë

42 vjecari Gentian Malindi me profesion jurist, rezulton të jetë në fakt person I akuzuar në vitin 2013 per sekuestrimin e 500 kg hashash ne zonen e plazhit ne Durres ku ai eshte edhe banues. Gjatë operacionit të koduar “Sfida” ai u ndalua bashkë me elbasanasin Elvis Bardhi.

Ne kete operacion sasia e kanabisit u gjet në një furgon mallrash tip “Benz” më targa “AA 938 AE”.

Hetuesit ne ate kohe dyshonin se droga vinte nga Lazarati me destinacion jo vetëm tregun e brendshëm por edhë Italinë,

E paqarte eshte sesi ai i shpetoi akuzave te prokurorise.

Gentian Malindi nga Durrësi është pronar i nje peshkimi në këtë qytet, dhe djali I nje juristi te njohur ne qytetin bregdetare. Ne 2015 Gentian Malindi akuzonte policine e shtetit se i kishte shkaktuar dem moral dhe prishje te imazhit per kontrollet e shpeshta qe policia kufitare I bente ne anijen e tij te peshkimit.

Më shumë video

Reklamë