Subscribe

Komuniteti i biznesit kërkon që ligji për faturën elektronike të shtyhet për në vitin 2021. Ndonëse qeveria ka parashikuar hyrjen e tij në fuqi në janar të 2020, biznesi argumenton se nuk mund të bëhet gati infrastruktura  e nevojshme  për aplikimin e faturës në kohë reale.

 

Arben Shkodra përfaqësues i shoqatës së prodhuesve tregon se para se kjo nisëm të zbatohet duhet të ketë një axhende të qartë të qeverisë për dixhitalizimin.

 

Sipas Shkodrës projektligji aktual i qeverisë ka nevojë të qartësohet, pasi sektorë të ndryshëm të ekonomisë kanë specifika.

 

“Si do te trajtohet  sektori i bimëve medicinale, ku dhjetëra qytetarë mbledhin bimë në male dhe ia shesin kompanive, e njëjta situatë është edhe me sektorin e riciklimit apo dhe atë të bujqësisë në disa raste. Çfarë ndodh nëse furnitori në momentin e dorëzimit të mallit nuk ka internet çdo ndodhë me faturën? Ka disa hapësira ende të paqarta të cilat kanë nevoje për konsultime konkrete për mënyrën se si do të zbatohen”-thotë Shkodra.

 

Nisma e re ka si qëllim kufizimin e hapësirave për evazion si dhe ndryshon mënyrën e raportimin të xhiros ditore të biznesit në tatime, duke bërë që çdo transaksion të raportohet në kohë reale në tatimeve.

 

Sa i përket bizneseve me xhiro deri në 2 milion lekë në vit, qeveria ka thënë se do të ofrojë sistemin falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *