Subscribe

Komuniteti i biznesit ka shfrytëzuar takimin e parë me  Ministren e Sipërmarrjes Sonila Qato për të parashtruar një sërë ankesash që ata kanë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

 

Nisur edhe nga aksioni i fundit që do të nisë qeveria kundër informalitetit, sipërmarrësit kërkuan që kontrollet të jenë të kujdesshme dhe jo subjektive. Ndërsa struktura e Këshillit Kombëtar Ekonomik, sipas tyre, ka nevojë të rikonceptohet brenda Ministrisë.

 

Ministrja Qato tha se qeveria është e vendosur që të mos tolerojë asnjë prej zyrtarëve të shteti qe cenon aktivitetin ekonomik të çdo biznesi. Për të realizuara këtë nevojitet një komunikim efektiv me sipërmarrësit.

 

Qëllimi i Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen është krijimi I një klime miqësore me biznesin, tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe  kthimin e vendit në një ekonomi konkurruese me rajonin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *