Subscribe

Komuniteti i biznesit kërkon në unison nga qeveria të mos e miratojë paketën fiskale për vitin 2022. Ndryshimet e propozuara në tatime, sipas përfaqësuesve, do të çojë drejt kolapsit biznesin prodhues.

 

 

Duke diskutuar në Kuvend, ata kërkuan bashkëpunim me Ministrinë e Financave për të reflektuar ndryshimet e nevojshme në paketë.

 

NIKOLIN JAKA

KREU I DHOMES SE TREGTISE DHE INDUSTRISE

 

“Kjo paketë fiskale të tërhiqet, të punohet me grupet e interesit duke parë çdo problem dhe të shohim rajonalizimin. Duhet një axhendë ekonomike, ndryshe shumë shpejt do të shkojmë drejt mbylljes, tërheqjes. Kërkojmë: 5% TVSH për produktet blegtorale në shitje; subvencion 10 lekë për litër për të gjithë fermerët që kanë qumësht lope, dhie, deleje për vitin 2022. Ndërsa për 2023 duhet aplikuar skema e Kosovës dhe e Maqedonisë; të hiqet 6 lekshi i gazit, të barazohet TVSH për produktet bujqësore si vendet e rajonit. Taksa e qumështit pluhur të qëndrojë, përjashto prodhuesit dhe të aplikohet edhe për produktet që e kanë në përbërje.”

 

Këshilli i Agrobiznesit ngriti shqetësimin për ndryshimet që prekin bujqësinë, konkretisht heqja e TVSH së rimbursueshme 6% dhe vendosja e TVSH 10% për inputet bujqësore.

 

ENIDA SHENA

KESHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR

 

“Hartuesit s’kanë llogaritur pasojat negative dhe dëmet e shkaktuara për sektorin privat. Investimet e brendshme në total do të ulen në 20%, ndërsa të huajat ulen me 23%, sipas ekspertëve tanë. S’kanë llogaritur dëmin e shkaktuar për fermerët. Do të jemi në një periudhë krize. Kjo masë në këtë periudhë krize, nuk rezulton dobiprurëse për të rritur të ardhurat, do të favorizohen disa kompani që kanë gjendje malli, që do të justifikojnë rritjen e çmimit, të shtyhet zbatimi i kësaj mase për vitin 2023.”

 

Të shqetësuar u shprehën edhe ekspertët e fushës, të cilët vënë theksin te studimet e mirëfillta për TVSH-në.

 

AGIM BINAJ

KONTABILIST

 

“Ku është studimi, relacioni? Mos bëni eksperimente me TVSH.”

 

Gjatë javës së shkuar, grupet e interesit patën takime me ministren e Financave, ndërsa mbetet të shihet në ditët ne vijim nëse do të ketë reflektim për propozimet e tyre.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *