Subscribe

Komuniteti italian i sipërmarrjes, më i madhi në vënd ka një kërkesë të drejtëpërpdrejtë për qeverinë: pas largimit të fuqisë punetore, biznesi italian bën apel për frenimin e këtij fenomeni.

 

“Në Shqipëri janë të pranishëm shumë kompani italiane që operojnë në disa sektorë të ekonomisë dhe që janë në nevojë për kapital njërëzor. Kërkesa që ne I bëjmë qeverisë është që të bëjë pamundurën  që të mbajë të rinjtë në Shqipëri duke kontribuar në sektorët kryesorë nëpërmjet formimit professional”- u shpreh Sergio Fontana, president I konfindustria shqiptare.

 

Sipërmarrësit italiane vënë në dukje dy rrugët ku duhet të fokusohet qeveria për ti amortizuar efektet e emigrimit të fuqisë punëtore

 

E para është investimi në arsim, në atë profesional për të përgatituar të rinj të kualifikuar. Nga ana tjetër qeveria duhet të mbështesë me stimuj fiskal ata sektorë të ekonomisë që janë më në nevojë duke kontribuar në këtë mënyrë që të rinjtë të mos largohen.

 

Sipas konfidustria Shqiptare, sektori I teknologjisë dhe informacionit duhet të jetë në fokus të poltikave të qeverisë, si dega më e kërkuar nga të rinjtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *