Subscribe

Biznesi i vogël është përfshirë nga ethet e deklarimit të TVSH-së. Ndonëse kanë mbetur edhe tre ditë nga përfundimi i afatit zyrtar, Drejtoria e Tatimeve thotë se nga 11.700 biznese që duhet ta plotësojnë këtë deklaratë vetëm 60 % e tyre e kanë bërë.

 

Për të gjithë ata që janë njoftuar nga tatimet se kanë kaluar në përgjegjësinë tatimore me TVSH dhe nuk plotësojnë deklaratën, penaliteti është 5 mijë lekë.

 

E kundërta do të ndodhi me ato biznese që e plotësojnë deklaratën gabim. Ata do të kenë mundësi rikorrigjimi pa ndëshkim.

 

Paralelisht me këtë fakt, tatimet mohojnë që skema e re e përfshirjes në skemën e TVSH ka dhënë efekt negativ në kalimin bizneseve në status pasiv.

 

Nga 1 Prilli bizneset me xhiro mbi 2 milion lekë në vit u përfshinë në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Kjo nismë u shoqëruar me kundërshti dhe debate edhe në radhët e ekspertëve, si dhe të politikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *