Subscribe

690 biznese kanë shkelur aktmarrëveshjet që kanë me Kompaninë e Shpërndarjes, pasi kanë ndërprerë në mënyrë të njëanshme pagesën e kësteve për detyrimet e prapambetura. Vetë ministri i energjisë Damian Gjiknuri bëri thirrje që të nisin pagesat, përndryshe do të hyjë në fuqi masa e vendosjes së barrës hipotekore, dhe do të bllokohen pasuritë për ata që kanë debi më të lartë se 1.5 milion lekë. Thirrjet për të paguar në mënyrë të rregullt energjinë u bënë edhe nga administratori i OSHEE-së Ardian Çela. Duke treguar investimet e kompanisë, Çela tha se paratë e qytetarëve shkojnë në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe furnizimit me energji. 600 mijë dollarë janë investuar në nënstacionin e zonës Nishërakë, e cila furnizon me energji Vasil Shanton, komunën e Parisit dhe Selitën. Në fillim të 2017-ës Kompania e Shpërndarjes do të përfundojë rinovimin e të gjitha linjave të kryeqytetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *