Subscribe

Për 60 minuta, bizneset në kryeqytet do të ulnin qepenat në shenjë proteste ndaj Qeverisë. Por një gjë e tillë  nuk ndodhi. Të gjithë bizneset ofruan shërbim per qytetaret.

 

Kryetari i shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto në një deklaratë për media tha se qëllimi ishte jo vetëm kundërshtimi për Paketën Fiskale  por edhe kërkesa për mbështetje për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe naftës.

 

Nasto deklaroi se janë mbyllur shumë biznese të vogla dhe të mesme dhe sipas tij situata do të përkeqësohet më tej edhe për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

 

Në rast se nuk do të këtë reagime nga qeveria, përfaqësuesit e biznesit paralajmëruan përshkallëzim të protestave në të gjithë vendin. Ata i lanë afat qeverisë 10 ditë për të marrë një përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *