Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano, bagazhet marrin...

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues nga vendet...

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin pamjet e para...

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit, plani i...

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit, banorëve u...

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit me kërpudha,...

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon se...

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti...

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit...

Bislimi në Shtëpinë e Bardhë: Serbia s’është e gatshme për normalizim

7 Dhjetor 14:28

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me drejtorin për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare amerikane, ambasadorin Michael Carpenter, tha se Serbia nuk është e gatshme për normalizim të raporteve me Kosovën.

Bislimi tha se tregues për këtë mosgatishmëri të Serbisë për normalizim dhe fqinjësi të mirë është sulmi i 29 nëntorit në Varragë të Zveçanit, ndaj kanalit të Ibër Lepencit.

Ky kanal furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Për këtë sulm, që Kosova e konsideron terrorist dhe i cili është dënuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Prishtina e bën fajtor Beogradin. Por, Serbia ka mohuar përfshirjen dhe ka thënë se do ta hetojë këtë rast.

“Bislimi theksoi dhe nevojën që akti i agresionit i Banjskës i shtatorit të vitit të kaluar si dhe sulmi i fundit në Ibër-Lepenc të ndëshkohen me masa konkrete, në mënyrë që të parandalohet që Serbia të përsërisë sulme të përmasave të tilla që minojnë sigurinë e vendit dhe të rajonit”, u tha në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kosova po ashtu fajëson Serbinë për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, kundër Policisë së Kosovës. Një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë duke vrarë një rreshter. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues.

Serbia mohon akuzat për përfshirje në këtë sulm, përgjegjësinë për të cilin e ka marrë Millan Radoiçiq.

Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – në aktakuzën e ngritur nga autoritetet në Kosovë për Banjskën, konsiderohet si organizatori dhe udhëheqësi i sulmit. Kosova kërkon që Serbia ta ekstradojë atë.

Në takimin në Shtëpinë e Bardhë, Bislimi – i cili njëherësh është edhe kryenegociator i Kosovës në procesin e dialogut – tha se Kosova vazhdon të mbetet konstruktive dhe e angazhuar në dialogun për normalizim të raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe që mbështetet nga SHBA-ja.

Ai po ashtu ka folur për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Kjo marrëveshje u arrit vitin e kaluar. Palët nuk e nënshkruan atë për shkak të kundërshtimit të Serbisë. Por, BE-ja thotë se pavarësisht se nuk është nënshkruar, marrëveshja është e obligueshme për palët dhe ka thënë se Kosova dhe Serbia ende s’kanë nisur zbatimin e saj.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut./rel

Posted Under:
Anash Kosova Rajoni
Tagged:
Besnik Bislimi Shtëpia e Bardhe zevendeskryeministri i kosoves

Nga e njëjta kategori

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano, bagazhet marrin flakë para se të ngarkohen në aeroplan (VIDEO)

më shumë...

Trafik i rënduar drejt Tiranës, rradhë kilometrike në Rrugën e Arbrit

më shumë...

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues nga vendet e rajonit mblidhen në Pogradec

më shumë...

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, ministri Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano,...

10:25

Trafik i rënduar drejt Tiranës, rradhë kilometrike...

10:22

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues...

9:52

300 vende të reja në Policinë e...

9:09

Zjarret në Shqipëri/ 8 vatra vijojnë aktive,...

9:01

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin pamjet...

8:38

Fluks i madh pushuesish, krijohet trafik kilometrik...

8:27

Duke filluar nga nesër, 3 shenja Horoskopi...

8:24

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit,...

8:01

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit,...

7:30

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit...

7:03

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska...

6:29

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave...

6:12

Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham...

5:42

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe...

5:30

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e...

4:35

Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë...

4:33

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6...

3:54

Sipas psikologes: Pyetje të thjeshta që zbulojnë...

3:23

Policia shton kontrollet në terren, kontrollohen 131...

Më të klikuarat

  • Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...
  • Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në...
  • U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeç...
  • I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet...
  • Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham rikthehen në hotel...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.