Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

Rinisin bisedimet për armëpushim, negociata të reja në Katar, por pritshmëritë për paqe në Gaza janë të ulëta

15 Gusht 09:14

Hamasi ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve për armëpushim në Gaza, që pritet të rinisë këtë të enjte në Katar. Por, një zyrtar që po ndjek nga afër bisedimet tha se negociatorët do të konsultohen më pas me grupin palestinez.

Shtetet e Bashkuara presin që bisedimet indirekte të zhvillohen sipas planit, në Doha ndërsa kanë nënvizuar rëndësinë e përparimit të shpejtë të bisedimeve për të shmangur përhapjen e konfliktit në të gjithë Lindjen e Mesme.

Uashingtoni përfaqësohet në këto bisedime nga drejtori i CIA-s Bill Burns dhe i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme Brett McGurk.

Analistët e luftës kanë pritshmëri të ulëta për të arritur ndonjë rezultat konkret, me Izraelin që ka përforcuar pozicionin e tij gjatë javëve të fundit dhe Hamasin që tashmë drejtohet nga fraksioni i tij më i ashpër i cili nuk pritet të bëjë shumë lëshime.

Armëpushimi në Gaza është vendosur kusht nga Irani për të mos sulmuar Izraelin në shkallë të gjerë si hakmarrje për vrasjen e liderit të Hamasit në Teheran, Ismail Hanieh dhe një drejtuesi të lartë të Hezbollah në Beirut.

Zyrtarë iranianë kanë thënë se dështimi i bisedimeve për armëpushim ose zvarritja e tyre me qëllim, do të çonte në një sulm të drejtpërdrejtë dhe domethënës ndaj Izraelit nga Irani dhe aleatët e tij në rajon. /vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Armëpushim Gaza Izrael

Nga e njëjta kategori

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja të zodiakut do të përjetojnë ditë të bukura deri në fund të vitit 2026

më shumë...

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

më shumë...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se cili do të jetë numri i ri në shpinën e Muçit

më shumë...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

6:58

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe...

6:57

Zjarr i madh pranë Borizanës, flakët përfshijnë...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.