E diel, 4 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bisedimet për paqen në Stamboll, Erdogan: Shpresoj të presim Putinin, Zelenskyn dhe Trumpin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shpreson të presë Vladimir Putinin, Volodymyr Zelenskyn dhe Donald Trumpin.

Ai thotë se Turqia do të ndërmarrë hapa drejt një takimi të liderëve pas raundit të fundit të bisedimeve midis delegacioneve.

Reklamë

Presidenti e përshkroi takimin në Stamboll si “të shkëlqyer”.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme ukrainase, Heorhii Tykhyi, tha më parë se Volodymyr Zelenskyy do të takohej me Vladimir Putinin nëse ky i fundit do ta pranonte ftesën e tij.

“Nëse Putini thotë se është gati të takohet nesër, presidenti ynë Zelensky është gati ta takojë atë nesër”, u shpreh ai.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë