E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Bisedimet Kosovë-Serbi pritet të ngrihen në nivel presidencial

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund të ngrihet në nivel presidencial.

 

Gjatë një interviste për “Deutsche Welle”, Thaçi është shprehur se fokusi i bisedimeve do të jetë në kontekstin më të gjerë politik për të arritur një marrëveshje që do të çonte në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, normalizimit dhe pajtimit.

 

Deklarata e Thaçit ka ardhur menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që erdhi pas mocionit të Nismës për rrëzimin e qeverisë Mustafa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë