Subscribe

Herën e fundit që kosovari Afrim Haliti foli me të vëllanë e tij i rrëfeu se pushimet në Gjirin e Lalzit po i shkonin shumë mirë. Mesazhin e fundit ai e ka bërë publik për mediat, ku midis të tjerash, Afrim Haliti tregon se po mbledhin kërpudha në pyll dhe i dërgon edhe një foto.

 

 “Vëllai me çoi këtë foto dhe më tha qe ‘po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha në pyll’” , u shpreh i vëllai për mediat.

 

Më pas, Afrim, Elfete e Ferzinaze Haliti u shtruan në spital, me simptoma të rënda helmimi, pasi kishin konsumuar kërpudhat në shtëpinë e pushimit. Ata ndërruan jetë njëri pas tjetrit, ndërsa dy mjekë janë nën hetim për mjekim të pakujdesshëm.

 

Djali i Afrim Halitit ndodhet në morgun e Tiranës, për të tërhequr trupat drejt Gjilanit, ku edhe do të bëhet varrimi i tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *