Subscribe

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ndodhet ditën e sotme në Tiranë. Presidenti turk u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Gjithashtu të pranishëm ishin edhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe ministri i Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe.

Fillimisht Erdogan u prit me ceremoni zyrtare nga kreu i shtetit, Presidenti Bajram Begaj dhe më pas zhvilluan një takim “kokë më kokë” në ambientet e Presidencës.

Para se të hynin në zyrë, Presidentit turk i ka rënë në sy godina, sipas tij e vogël, e Presidencës. Kjo, pasi godina e Presidentit në Turqi është gjigante.

Biseda e zhvilluar mes dy Presidentëve

Presidenti Erdogan: Qenka godinë e vogël.

Ndërhyn përkthyesi: Sa metra është?

Presidenti Begaj: Po i thosha Presidentit Erdogan pasi pyeti për godinën, është rreth 600 metra katrorë.

Erdogan mes batutash u shpreh se zyrat  janë më të vogla se ato që kanë ata të Turqi, teksa thotë se duhet një ndërtesë e re.

Pas bisedës, të dy presidentët futen në zyrë për të zhvilluar takimin “kokë më kokë”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *