“BIS 2024” në epokën e “AI”, Mane: Së bashku drejtojmë një nga vlerat kryesore të grupit, inovacionin
Samiti i Inovacionit Balfin zhvilloi edicionin e gjashtë, duke vijuar kështu traditën e grupit “Balfin” për të bërë bashkë punonjësit e kompanive për një nga vlerat më kryesore të grupit, inovacionin. Ndryshe nga çdo herë tjetër, samiti erdhi me një qasje inovative, nën moderimin e inteligjencës artificiale.
AI priti në skenë 5 pjesëmarrës finalistë nga të gjithë punonjësit e kompanive të grupit “Balfin” që konkurruan, të cilët prezantuan idetë e tyre për përmirësimin e produkteve apo proceseve të kompanive të grupit, por edhe më gjerë.
Nuk mungoi fjala përshëndetëse e presidentit të grupit “Balfin”, Samir Mane.
“Grupi ‘Balfin’ është dalluar gjithmonë për angazhimin e tij ndaj ideve shpërblyese, kreativitetit dhe zgjuarsisë, qoftë nga një individ apo një ekip. Në fund të fundit, fituesi i vërtetë i BIS është grupi ‘Balfin’ për nxitjen e një kulture ku profesionistë si ju drejtojnë vazhdimisht përpara një nga vlerat tona kryesore, Inovacionin” , tha Mane.
Momenti kulmor i BIS u shënjua nga shpallja e fitueses Fotelda Dai me projektin “Inspire Trip”, ku shihen mundësitë se si mund të përmirësohet kultura organizative e korporatës në sajë të përvojave përmbushëse nga udhëtimet e skuadrës së punës.
“Qëllimi ishte që ishin disa procese të cilat unë realisht i kisha evidentuar që mund të kishte hapësira optimizimi dhe arsyeja tjetër është pasioni që unë kam për këtë lloj fushe, për pjesën e udhëtimeve, për pjesën e organizimeve të aktiviteteve të ndryshme për stafin. Kjo e bëri atë idenë që u prezantua edhe sot” , u shpreh Dai.
Samiti i Gjashtë i Inovacionit Balfin u përmbyll me një atmosferë entuziazmi, duke konfirmuar se inovacioni dhe teknologjia janë vlerë të palëkundura për grupin “Balfin”, që vazhdon të forcojë pozitat e tij në rajon dhe më gjerë. /vizionplus.tv




