E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Birrë në prag skadence, bllokohet një sasi prej 11.6 ton në Hanin e Hotit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 11.615 ton birrë për shkak se afati i skadencës së produktit ishte afër datës së deklaruar në etiketë ose në dokomentacionin shoqërues.

 

Nga kontrolli i inspektoreve të DRAKU SHkodër në pikën doganore të Hanit të Hotit u konstatua se, birra me origjinë nga Estoni – Meksiko , eksportuar nga Mali i Zi, nuk respektonte urdhërin e ministrit Nr.250 dt 29.07.2011 ku ndalohen importet e  produkteve në prag skadence.

 

Për pasojë, AKU ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 11.615 ton në territorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë