E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Birëso një fëmijë, dhuro një familje”, nis fushata ndërgjegjësuese

“Birëso një fëmijë-Dhuro një familje”, është ky slogani me të cilin ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryetarja e Komitetit të Birësimit, Alma Sulstarova kanë nisur sot një fushatë ndergjegjësuese.

 

Reklamë

Fushata është lançuar në ambientet e Komitetit Shqiptar të Birësimit, në prani edhe të një çifti me tre fëmijë, të cilët në emër të dashurisë dhe mirësisë kanë birësuar një fëmijë shqiptar 10 vjeç.

 

Reklamë

“Kjo moto duhet të shoqërojë punën e përditshme jo vetëm të komitetit, por ndoshta edhe më gjerë. Çdo fëmijë meriton të ketë një familje”, u shpreh z. Manja. Sipas tij mungesa e familjes biologjike për një numër fëmijësh, është e rëndë, por ama nuk mungojnë kushtet që këta fëmijë të gjejnë ngrohtësinë dhe dashurinë e një familjeje, pavarësisht nëse janë pa fëmijë, apo kanë fëmijë. “Shqiptarët e kanë në gen humanizmin prandaj ne do bëjmë gjithçka për inkurajimin e veprimeve të tilla. Tek e fundit, e gjithë Bota mblidhet në sytë e lumtur të një fëmijë”, tha Manja.

 

Çifti: Rachel&Steven Beiler

Fëmijë biologjikë: 3, Abigal 21, Joshua 19, Hannah 16

Fëmijë i adoptuar: Edison-Elison 10 vjeç nga shtëpia Betesda, Laç

Vazhdo të lexosh

Reklamë