Subscribe

Partia Bindja Demokratike nuk do te beje koalicion me partine demokratike e as me partine socialiste. Gjate nje takimi që shenon nisjen e fushates zgjedhore, Astrit Patozi ka qartesuar pozicionin e partise qe u krijua nje vit me pare, si nje force qe synon te  rrezoje politiken e vjeter te dy blloqeve, PS dhe PD.

 

ASTRIT PATOZI

Bindja Demokratike vlerëson se Shqipëria nuk ka të ardhme me asnjërën nga dy partitë e mëdha, të cilat, jo vetëm kanë shkaktuar gjendjen e rëndë, por edhe kanë dhënë të gjitha provat se ka ardhur dita të ndëshkohen për atë që kanë shkaktuar. Vendi ka nevojë për ndryshim të thellë dhe ai nuk mund të vijë me stanjacionin e Edi Ramës, por as me rotacionin e Lulzim Bashës, si dy alternativa të diskretituara.Në këto kushte ne përjashtojmë çdo mundësi bashkëpunimi parazgjedhor me përgjegjësit kryesorë të krizës, duke i konsideruar ata kundërshtarë politikë të kësaj fushate.

 

Patozi ka premtuar se listat e kandiateve te bindjes demokratike do te jene realisht te hapura.

 

Në këtë kontekst, pranimi paraprakisht i vendimit që mandatet tona do t’i marrin vetëm ata, të cilët kanë marrë më shumë vota se të tjerët, pavarësisht renditjes në listë, është kusht i panegociueshëm për këdo që do të kandidojë me siglën e Bindjes Demokratike. Duke filluar nga koordinatori e deri tek kandidati më i fundit në radhë, të gjithë do të jemi të barabartë në garë dhe përfaqësimin tonë në parlament do ta vendosin vetëm qytetarët.

 

Pavaresisht masave per listen e kandidateve brenda partise, Patozi ka paralajmeruar se kodin zgjedhor do ta godase ne Gjykaten Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *