Subscribe

Nesër në Tiranë do të mbërrijë për herë të parë presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton.

 

Ceremonia në nder të presidentit Klinton do të zhvillohet të hënën në orën 19.00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë.

 

Gjatë kësaj ceremonie qeveria shqiptare do t’i japë presidentit Klinton “yllin e mirënjohjes për arritjet publike” dhe presidenti Bill Klinton e kryeministri Edi Rama do të përcjellin nga një mesazh para të gjithë qytetarëve, që do të mblidhen për të nderuar një prej presidentëve më të rëndësishëm për kombin shqiptar.

 

Klinton do të qëndrojë në Tiranë dy ditë dhe vizita e tij vjen pas ftesës së kryeministrit Edi Rama për të njohur Shqipërinë.

 

Fjalimi i Bill Klinton 24 marsit 1999

 

BILL KLINTON

 

PRESIDENT I SHBA

 

“”Sot forcat tona të armatosura u janë bashkuar aleatëve të NATO-s në sulmet ajrore kundër forcave serbe përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë”

 

Ky fjalimi i presidentit Bill Klinton në 24 marsin e vitit 1999, në të cilin lajmëroi nisjen e sulmit të forcave të NATO-s mbi Serbinë, e ka bërë presidentin një prej figurave më të rëndësishme për shqiptarët.

 

Fushata ajrore e NATO-s zgjati 78 ditë dhe në 12 qershor 1999 forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar çlirimin e shqiptarëve nga serbët.

 

Presidenti Klinton e ka vizituar 3 herë Kosovën, por kjo është hera e parë që ai vjen në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *