Përcaktohen 24 skuadrat qe prene nje bilete ne raundin tjetër te kupës se vogël te europes aty ku i bashkëngjiten edhe 8 skuadrat e vendeve te treta ne fazën e grupeve te Uefa Champions League. Rezultati me i thelle u arrit ne Emirates ku Arsenal shpartalloi 6-0 bate Borisov, duke mbajtur vendin e pare ne grupin H. Golat per topçinjtë u shënuan nga Debushi, Walcot, Wilshire, Zhiroud, Elneny dhe Poljakov autogol. Lacio me emra te rinj dhe pa Strakoshen ne porte u mund ne Belgjike 2-3 me Zulte Waregem, por mbajti vendin e pare ne grupin K.

 

Ne disavantazh te dy golave te De Paw dhe Hejlen, italianet arritën te barazonin gjithçka per nje moment me Caicedo dhe Lukas Leiva përpara se vendasit 7 minuta nga fundi te siglonin shifrat përfundimtare. Edhe Zeniti i Roberto Mancinin mbajti vendin e pare ne grupin 1  teksa mundi rivalet e Real Sociedad ne San Sebastian 3-1. Erokin shenoi per ruset ne pjesen e pare, ndërsa basket barazuan me fillimin e te dytës me Uilian Hoze. Branislav Ivanovic kaloi përsëri ne avantazh zenitin ne minutën e 65, përpara se paradës te vuloste shifrat 5 minuta nga fundi.

 

Fale barazimit me kryesuesit e Salcburg  ne Velodrom, Marseja mbajti vendin e dyte ne grupin I duke u kualifikuar ne raundin tjetër. Ne ndeshjen e fundit te fazës ne grupe, Atletik Bilbao përfundoi ne vend te pare ne grupin J, teksa fitoi ne Lugansk 2-0 ndaj Zaria. Milani i kualifikuar me pare, u mund ne nje ndeshje pa interes ne Rijeka 2-0, ndërsa Skënderbeu e mbylli aventurën evropiane me nje humbje ne Berne 2-1 përballe vendasve te Jang Bojs. Golit te Gavazaj ne pjesën e dyte, zviceranet ju kundërpërgjigjen me rrjetat e Horo dhe Asale ne minutën e 5 te shtesës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *