E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Bilbao eleminon Romën, Lazio kalon në çerekfinale bashkë me Tottenham e Man.United, Bajrami heq Mourinhon

Kompletohen çiftet çerekfinale të UEFA Europa League.

Skuadrat e kualifikuara për në 8 më të mirat e kupës së dytë për nga rëndësia janë Lacio, Atletik Bilbao, Tottenham, Manchester United, Bodo Glimnt, Rangers, Ajntraht Frankfurt dhe Lion.

Reklamë

Dueli më i fortë në letër ishte ai i luajtur në Spanjë mes Bilbaos dhe Romës.

Italianët kishin fituar 2 me 1 në Olimpiko, mirëpo u mundën 3 me 1 në ndeshjen e kthimit nga skuadra baske.

Reklamë

Deciziv në këtë ndeshje dalja më të kuq e mbrojtësit veteran Humels për Romën që në minutën e  11 që ndryshoi fatet e ndeshjes.

Niko Uilliams shënoi dy herë ndërsa një tjetër e realizoi Bershish për vendasit.

Pa vlerë goli i Paredes në shtesë për Romën.

Lacio vuajti më shumë sesa mendohej për të kaluar në çerekfinale. Skuadra tjetër romane kishte fituar 2 me 1 në Çeki ndaj Vijtoria Pelzen dhe në Olimpiko u desh të kënaqej me një barazim 1 me 1.

Sulc kaloi i pari miqtë në avantazh, mirëpo Lacio shmangi shtesat duke shënuar me Romanjolin golin e barazimit dhe të kualifikimit.

Sukses 4 me 1 i Manchester United 4 me 1 në Old Trafords kundër Sosiedad dhe kualifikim më tej për Djajtë e Kuq pasi ndeshja e parë në Spanjë ishte mbyllur 1 me 1.

Megjithëse baskët kishin shënuar të parët me Ojarzabal, të zotët e shtëpisë bënë një përmbysje të bukur duke shënuar me Dalot dhe mbi të gjitha tre herë Bruno Fernandez.

Kalon më tej edhe një tjetër ekip anglez. Tottenham ishte mundur nga Az Alkmar 1 me 0 në Holandë, dhe në shtëpi përmbysi gjithçka duke fituar 3 me 1. Odebert dy herë dhe Madison ishin ata që  vulosën suksesin e spursave në këtë duel.

Asnjë problem për Ajntraht Frankfrt që mundi në shtëpi 4 me 1 Ajaksin, ekip të cilin e kishte mundur edhe në ndeshjen e parë në transfertë 2 me 1. Festuan edhe norvegjezët e Bodo Gliomnt.

Ndonëse u mundën në Greqi nga Olimpiakios 2 me 1, ata iu falën suksesit në duelin e parë në shtëpi 3 me 1 për të shkuar kështu në çerekfinale.

Punën më të lehtë në dy ndeshjet e 1/8 e pati Lioni që mundi në total 7 me 1 rumunët e Steao Bukuresht.

Ndeshje e dytë në Francë përfundoi 4 me 0. Emocionuese sfida tjetër luajtur në Skoci mes Rangers dhe Fenerbahce.

Turqit ishin mundur 3 me 1 në Stamboll, por barazuan gjithçka në dopio sfidë, pasi fituan ndeshjen në Skoci 2 me 0.

Gjithçka shkoi tek penalltitë ku gabimet e Tadic, Ffred dhe Jandash penalizuan skuadrën e Murinjos.

Tek Rangers luajti prej minutës së 68 Nedim Bajrami. Në çerekfinale Lacio luan ndaj Bodo Glimnt, ndërsa Ajntrahfrt Frankfurt kundër Tottenham.

Në krahun tjetër çiftet Rangers-Bilbao dhe Manchester United-Lion./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë