Subscribe

Bilanci i sezonit turistik, ishte tema e një takimi të zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama me ministren e Turizmit Mirela Kumabro dhe kryebashkiaken e Durrësit Valbona Sako.

 

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije se mbi 5 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë, deri në fund të muajit gusht.

 

Ajo shtoi më tej se vitin e ardhshëm, 30% e palzheve do të jenë publike.

 

“5 milion e 667 e 121 vizitorë të huaj kemi shënuar këtë vit deri më 30 gusht. Nuk përfshihen mysafirët që vijnë nga Kosova përmes Morinës pasi ata nuk regjistrohen më aty. Mund të themi që kemi pasur 29% më shumë vizitorë se viti i kaluar. Kjo tregon një rritje të reputacionit të Shqipërisë. Lëvizjet e tyre tregojnë se ka pasur diversifikim në ofertën turistike.41% e turistëve të huaj, sipas shifrave të INSTAT kanë preferuar veriun. Rajoni qendror i Shqipërisë ka pasur një rritje 138% më shumë se një vit më parë. Për vitin 2023 puna ka nisur që në 25 gusht. Gjithçka që ne e bëmë vitin e kaluar mes janarit dhe prillit do të mbyllet këtë vit mes shtatorit dhe dhjetorit. Në vitin 2023, 30% e plazheve do të jenë publike”, tha Kumbaro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *