Subscribe

1300 emigrante nga vendet e treta kane tentuar te hyjnë ne mënyre ilegale ne Shqipëri, nga kufiri grek por janë ndaluar. Ky është bilanci i operacioneve disa mujore te Forntex dhe policisë shqiptare. Drejtori i kufirit Eduart Merkaj dhe drejtuesi i policisë ceke Martin Vondrasek inspektuan pikat e Kapshticës dhe Kakavijës, ku është përqendruar me se shumti puna e misionit te Agjencisë Europiane te Menaxhimit te Kufijve.

 

“Janë mbi 1300 emigrantë të vendeve të treta që kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri nëpërmjet kufirit me shtetin grek, një pjesë e tyre janë përsëritës. Gjatë periudhës janar-gusht 2019, në zbatim të masave shtesë për parandalimin e azilkërkimit dhe për mospërmbushjen e kushteve për të udhëtuar në zonën “Schengen” dhe vendet e BE-së, nga ana e shtetasve shqiptarë, janë refuzuar dhe janë ndaluar në dalje rreth 1000 shtetas. Përfitoj nga rasti t’ju bëj edhe një herë thirrje që cilido që tenton të udhëtojë në vendet e BE-së me qëllim kërkimin e azilit, të mos e ndërmarrë këtë veprim, pasi shanset për të fituar azil janë zero.”

 

Veç ndalimit te valës se refugjateve FRONTEX ka bere te mundur edhe goditjen e disa rasteve te trafikimit te lendeve narkotike.

 

Polica Kufitare e Kakavijës gjatë kësaj periudhe, ka kapur në total 27 persona në kërkim dhe janë goditur 30 raste të paligjshmërisë qoftë në drejtim të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve, trafik të armëve dhe municioneve, kalim të paligjshëm të kufirit, mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik, kundërshtim i punonjësit të rendit publik dhe kanosje për shkak të detyrës. Si rezultat i bashkëpunimit me FRONTEX, vlen të theksohet se është goditur 1 prej rasteve të trafikimit të mjeteve motorike, ku në kufirin e gjelbër është kapur dhe ndaluar një shtetas shqiptar duke trafikuar një mjet të vjedhur në shtetin grek.”

 

Sipas drejtorit te kufirit Edurd Merkaj janë marre masat edhe per përballimin e fluksit te hyrjeve dhe dalje ne pikat e kalimit kufitar gjate muajit gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *