Subscribe

Një aksident tragjik i mori jetën ish-kryetarit të komunës Livadhja, Irodhi Dalani, mëngjesin e kësaj të diele në aksin Sarandë-Delvinë.

 

Konkretisht përplasja ndodhi në zonën e Karahaxhit, e pavarësisht se Dalani u është dërgua me urgjencë për tu mjekuar drejt Janinës, nuk ka do t’i mbijetojë plagëve. Dalani ka qenë kryetar i Komunës Livadhja, por gjatë kësaj kohe po ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit.

 

Dy viktima të tjerë u shënuan nga aksidenti i një dite më parë, ku çifti i bashkëshortëve, Adem dhe Sadije Sula u përplasën nga një autobus dhe fatkeqësisht ndërruan jetë në Spitalin e Shkodrës. Çifti që po udhëtonte me motor u përplas nga një autobus që kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra qytetarë nga Lezha, të cilët ishin për vizitë turistike në shtetin fqinj.

 

Gjelosh Rushaj u bë viktima e katërt që humbi jetën po nga një aksident rrugor i ndodhur të enjten në Rrugën e Dukagjinit, në zonën e Malësisë së Madhe. Rushaj ndërroi jetë në Spitalin e Traumes në Tiranë.  Në momentin e aksidentit ai po kthehej me kamionçinën e tij drejt Shkodres nga fshati Plan i Dukagjinit kur mjeti doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë.

 

Në nëntor të vitit të kaluar familja Rushaj humbi babë e bir Pjetër Rushaj dhe Jason Rushaj, të cilët u përpinë nga lumi ne zonen e Bogës në Malësi të Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *