E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Bilanci i dhunës/ 2 policë me plagë të rënda, disa protestues në spital

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion për të lënduarit e protestës së opozitës së bashkuar.

Ndonëse është një bilanc paraprak pasi protesta ende nuk është mbyllur, deri rreth orës 13:00 është konfirmuar plagosja e dy policeve.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se dy efektivet janë lënduar me mjete të forta, në kokë dhe në kurriz. Ata janë transportuar për trajtim të specializuar në spitalin universitar të Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Disa efektive të tjerë kanë marrë lëndime të vogla gjatë përplasjes me protestuesit dhe hedhjes se sendeve te forta nga këta të fundit ndërsa të tjerë kanë shfaqur probleme asfiksie nga gazi lotsjelles.

Reklamë

Sakaq edhe më I madh është numri I protestuesve të plagosur.

Të paktën gjashtë protestues kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës mjekësore në terren dhe aktualisht po trajtohen në repartin e Toksikologjisë në QSUT. Mjekët konfirmojnë që janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Autoambulancat dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri.

Më shumë video

Reklamë