Gjatë 24 orëve të fundit ka rënë numri i rasteve të reja me Covid.

 

 

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 1605 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 87 qytetarë. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë rast vdekje.

 

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1605 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 87 qytetarë, në këto bashki:

22 në Tiranë, 12 në Sarandë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Lushnje, Selenicë, Gjirokastër, Berat, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Prrenjas, Kuçovë, Memaliaj, Vlorë, Kamëz, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Kavajë, Dibër, Mallakastër, Delvinë, Devoll, Librazhd.

Janë 1182 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv:

Janë shëruar 212 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,672 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Mars 2022)

Raste të reja ditore 87

Të shëruar në 24 orë 212

Të shtruar në spitale 44

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1605

Testime totale 1,754,760

Raste pozitive 272,337

Raste të shëruara 267,672

Raste Aktive 1182

Humbje jete 3,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 328

Fier 201

Lezhë 184

Elbasan 95

Kukës 94

Shkodër 81

Vlorë 65

Gjirokastër 38

Berat 31

Korçë 36

Durrës 25

Dibër 4

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *