E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bilanci botëror/ 11 352 viktima në botë, Kina vetëm 3 të vdekur

Në një kohë që COVID 19 po merr jeten e qindra personave cdo ditë sidomos në Europë, në krahun tjetër Kina po normalizohet cdo ditë e më shumë.

Në 24 orët e fundit ( këtë të premte) nga Kina janë raportuar vetëm 3 të vdekur me koronavirus, vërtet një e dhënë shumë positive.

Në rang global vec Italisë që mban rekord negative të shumë rasteve si dhe ecurinë dramatike të Spanjës, edhe Irani vijon ritmet e larta të vdekjes nga COVID-19 me 149 viktima këtë të premte dhe me një total 1433 ose të tretet në listë pas Italisë dhe Kinës.

Në mbarë botën llogariten 11 352 të vdekur ndërsa numri I të prekurve ka shkuar në 274 mijë.

Sakaq numri I të shëruarve është mbi 90 mijë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë