E martë, 24 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bilanc tragjik nga një tjetër tërmet në Filipine

A resident looks at damaged houses in Itbayat town, Batanes islands, northern Philippines following the earthquakes Saturday, July 27, 2019. Two strong earthquakes hours apart struck a group of sparsely populated islands in the Luzon Strait in the northern Philippines early Saturday. (Agnes Salengua Nico via AP)

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, pas dy tërmeteve të fuqishme në Filipine.

Tërmetet me magnitudë 5,9 dhe 5,4 goditën provincën Batanes, një arkipelag në veri të vendit.

Tërmetet ndodhën në orët e para të së shtunës.

Kryetari i kësaj province, Raul de Sagon tha se rreth 60 persona janë lënduar. Shumë njerëz ishin brenda shtëpive të tyre kur ndodhën tërmetet.

Reklamë

Pas tërmeteve, nuk është lëshuar ndonjë alarm për cunami.

“Kemi parë shtëpitë duke u lëkundur. Disa mure të shtëpive janë rrëzuar dhe kanë rënë mbi viktimat. Disa persona kanë vdekur sepse ka qenë në gjumë, kur ka ndodhur tërmeti”, tha për AFP, zyrtari policor Uzi Villa.

Filipine gjendet në pjesën e Paqësorit që njihet si “Unaza e Zjarrit” – një zonë me aktivitet të madh sizmik./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë