Këngëtari i njohur Big Basta rrëmbeu fitoren e edicionit të dytë të Ferma Vip.
Përballja e fundit ishte ajo me Anduelin, në një televotim vendimtar që u meritua pas të gjitha sfidave dhe sakrificave të kaluara gjatë këtyre tre muajve të qëndrimit në Fermë.
Finalja e madhe u baraspeshua mes votave të publikut dhe sfidave, të cilat që në nisje të këtij formati kanë patur një rol vendimtar në fatin e rrugëtimit të fermerëve të këtij edicioni.
Anduel Kovaçi ishte gjithashtu pretendent për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Ai skualifikoi Andrean pas një televotimi të hapur mes tre finalistëve të fundit të mbetur në garë.
Një spektakël magjik, jashtë çdo parashikimi. Kështu mund të përshkruhet nata finale e “Ferma VIP 2”, e cila mbrëmjen e së premets ngjalli emocione të jashtëzakonshme në ekranin e Vizion Plus dhe Tring. Një mbrëmje që bashkoi ndjenja, surpriza, art dhe emocion të vërtetë.
Secili prej finalistëve dha gjithçka në këto muaj izolimi, sfidash fizike dhe emocionale, por mbi të gjitha, dhuruan një version të vërtetë të vetes.
Si në çdo finale të madhe, gjithçka nisi me tensionin e parë: një sfidë mes pesë finalistëve, ku dy më të dobëtit do të përballeshin në një televotim kokë më kokë. Sfida e cila nuk rezultoi shumë e suksesshme duke nxjerrë humbës Erandin dhe Big Mamën. Përballje kjo që i ndërpreu rrgëtimin Erandit. Dhe kështu, filloi rrugëtimi i largimeve drejt shpalljes së fituesit.
Pas Erandit ishte Big Mama që nuk pati mundësinë të ishte edhe më afër çmimit të mash. Artistja pasi humbi sfidën u përball në një televotim kokë më kokë me Big Bastën.
Verdikti i publikut i dha fund rrugëtimit të Big Mamës, duke e renditur si të katërtën mes pesë finalistëve. Ajo la pas emocione të forta dhe një rrugëtim që e konfirmoi si një nga figurat më të dashura për publikun.
Ndërkohë, surprizat për finalistët nuk pushuan. Momente tepër prekëse mbushën këtë natë të veçantë. Njëri prej tyre ishte takimi i Erandit me motrën e tij, Irisin, e cila u bë pjesë e fermës për pak çaste, duke shkaktuar emocione të forta.
Nga ana tjetër Big Mama u surprizua nga tre njerëz të saj të dashur: këngëtarja Adelina Tahiri, moderatori Labinot Gashi dhe miku i saj Meti. Një mesazh i bukur miqësie dhe ndjeshmërie, në një skenë ku emocionet e vërteta rrallëherë fshihen.
Ndërkohë Big Basta përjetoi një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes, kur në fermë hynë katër legjenda të futbollit shqiptar për ta surprizuar bashkë me djalin e tij, Lianin.
Kjo ishte finalja që përmbylli një sezon të pasur në ndjesi, ku arti, karakteri dhe loja u ndërthurën në një përvojë unike televizive. “Ferma VIP 2” nuk ishte thjesht një garë për çmimin. Ishte një udhëtim njerëzor. Një bashkëjetesë mes artistësh, personazhesh publike, e të rinjsh me ëndrra dhe vizion. Ishte një format që, përtej sfidave fizike dhe lojës strategjike, preku nota të thella njerëzore: nga miqësitë dhe përplasjet, tek ndjeshmëria dhe reflektimi.
/vizionplus.tv