Subscribe

470 artistë nga 46 vende të ndryshme të botës, duke filluar nga India, Afrika, Peruja e deri tek vendet fqinje me Shqipërinë, bëhen bashkë për herë të parë në “Bienalen e Grafikës”, që do të mbahet në Tiranë.

 

Grafistët sjellin veprat, të cilat paraqesin realitetin dhe tranzicionin që po përjeton bota, të para përmes syrit të tyre artistik.

 

ABAZ HODO

 

DREJTOR I “GAT”

 

“Menduam që ishte një temë e cila kishte të bënte me raportet e jetës me kohën që jetojmë. Secili artist nga e gjithë bota e ka perceptuar këtë kohë sipas mënyrës së tij edhe sipas raportit që është vendosur në këtë kohë.”

 

Një pjesë e madhe e këtyre krijimeve, të cilat do të mbeten në Tiranë do të shërbejnë për krijimin e Muzeut Grafik Botëror në Shqipëri.

 

ABAZ HODO

 

DREJTOR I “GAT”

 

“Ne pas kësaj do na mbetet në fondin tonë gati gjysma e punimeve sepse ato kanë pranuar që t’ia durojnë galerisë, e cila me këto vepra do të ngrejë muzeun e parë të artit të grafikës botërore.”

 

I konceptuar si konkurs mes artistëve, pjesëmarrësit do të vlerësohen me çmime për punët më të mira.

 

ABAZ HODO

 

DREJTOR I “GAT”

 

“Ky është konkurs dhe juria po punon dhe do shpalli fituesit. Çmimet përfshijnë çmimin e parë, të dytë dhe të tretë që kanë dhe një vlerë monetare dhe pastaj çmimet Honour që janë 10 më të mirët si dhe për të rinjtë.”

 

Çelja e “Bienales së Grafikës” do të bëhet më datë 25 tetor në Galerinë e Artit Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *