E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bien në pikiatë rastet me COVID-19/ Kruja bëhet vatra më aktive

Vetem 6 persona kane rezultuar te prekur nga koronavirusi ne 24 oret e fundit, mes 197 qytetareve qe jane testuar. Rastet e reja jane shenuar ne Tirane, Kurbin dhe Kruje, e tashme Kruja eshte zona me numrin me te larte te rasteve aktive ne vend, pasi jane 91 qytetare te infektuar nga koronavirusi ne kete Bashki.

“GENTIANA QIRJAKO

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, por në këto momente pothuajse 67 % e tyre rezultojnë të shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531.”

Ministria e Shendetesise sqaron se pjesa me e madhe e te infektuarve jane asimptomatike ose po ndiqen nga mjeku i familjes. Nderkohe qe ne dy spitalet COVID, aktualisht jane 33 paciente, 7 prej te cileve ne terapi intensive.

“Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, ndërkohë që bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.”

Nderkaq, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shtuar një shërbim të ri duke ofruar këshillim psikologjik për qytetarët që kanë ankth apo shqetësime të tjera si pasojë e COVID-19.

Vazhdo të lexosh