E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Bien akuzat ndaj Emiliano Shullazit

Emiliano Shullazi nuk ka pastruar para.

Në këtë konkluzion ka dalë prokuroria e Tiranës e cila ka pushuar hetimet për këtë akuzë pasi nuk janë gjetur prova.

Shullazi aktualisht vuan dënimin prej 14 vitesh dhënë nga krimet e rënda për gjobvenie e grup të strukturuar kriminal ndërsa hetimet për pastrim parash janë pushuar edhe për biznesmenin Ylvi Beqja

Ky i fundit në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisië tregoi se Shullazi i kishte marrë me dhunë 30% të ish-hotel vollgës si dhe 550 mije euro me anë të gjobëvënies.

Reklamë

Për cështjen e pronesisë së ish-hotel vollges prokuroria ka pushuar hetimet edhe për tre gjyqtarë të Durrësit të cilët kishin dhene nje vendim për pronesinë e objektit, në të njëjtën kohë kur në gjykatën e lartë po zhvillohej një proces tjeter për të njëjten ceshtje.

Edhe në këtë rast nuk janë gjtur prova për të veretuar akuzën e shperdorimti të detyres për gjyqtarët Dhurata Bilo, Vladimir Skënderi dhe Ndue Gjura.

 

 

Më shumë video

Reklamë